Makina, apartamente, toka e para, GJKKO konfiskon pasuritë e Astrit Beqirit

Konfiskimin e pasurive, për të cilat me vendimin nr.13, datë 26.9.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda është vendosur sekuestro, si më poshtë:

– Pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, veprimtarinë e personit juridik “RENS 2015” SHPK, me numër nipti L56308004R, me ortak të vetëm shtetasin Astrit Beqiri, me adresë selie: Bërdicë e Sipërme, Lagjia Buzë lumit Drin, e ndërtuar një pulari. Krahas konfiskimit të kompanisë, llogarive, pularisë, e ambienteve përreth saj, konfiskohen edhe automjetet në pronësi të kompanisë si më poshtë:




– Automjet tip “Volkswagen Golf”, me targë AA165VH, numër shasie ËVËZZZ1KZ5Ë124932.

– Automjet, i tipit “Furgon”, i markës “Iveco”, me targa AA866FB, ngjyrë e verdhë.

– Automjet, BMW X5, me targë AA323LJ, numër shasie ËBAZË41080L432276.

-Automjet tip “Benz Mercedes E320CDI” me targë AA139LG, numër shasie ËDB2110261A386862.

– Automjet, tip furgon, i markës “ATP”, Damler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA803RF.

– Pasuria me numër 511+1-10, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2, së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 70.61m2, me vend-ndodhje Pulaj-Plazh-Velipojë, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër me numër kodi unik 10-8169239, në emrin e shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati.

– Pasuria me numër 511+1-11, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 71.02m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me numër protokolli 9899, datë 28.01.2015, në emër të shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati.




– Pasuria me numër 511+1-9, zona kadastrale 3072, volume 9, faqe 42, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 67.84m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar dhe legalizuar në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me datë 28.02.2018, duke e njohur me numër pasurie 511+1-9/1, në emër të shtetases Ikbale Kastrati.

– Shumat prej 173.500(njëqind e shtatëdhjetë e tre mijë) euro dhe 8 629 000(tetë million e gjashtëqind e njëzet e nëntë mijë)lekë, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit hetim Astrit Beqiri, me datë 26.06.2019, në gjendje cash në shtëpi.

– Pasuria me numër 511+1-8, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 41, me sipërfaqe 64 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 73.20m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me 06.01.2015, me numër 7860 prot, në emrin e shtetases Ylvije Elbasani.

– Pasuria me numër 511+1-16, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 49, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 73.20m2, me vendodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar dhe legalizuar në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, në vitin 2018, në emër të shtetasit Besnik Elbasani.

– Apartamenti nr.1, kati i 7 (shtatë), me vendodhje Shodër, rruga “Daut Boriçi”, me sipërfaqe banimi 114.27m2, porositur nga shtetasi Afrim Elbasani, më datë 26.01.2017, sipas kontratës së porosisë me Kompaninë “Burimi Constratuion” SH.P.K.

– Sasia prej 15(pesëmbëdhjetë) mijë euro të gjetura cash në banesën e shtetasit Afrim Elbasani, me datë 26.06.2019.

– Automjet tip “BMW” me targa AA710TR, në pronësi të shtetasit Eri Pelinku (Ergys Elbasani).

– Automjet tip “BMW”, me targa AA710GY, në pronësi të shtetasit Dëfrim Elbasani(Dëfrim Bechk).




Kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të konfiskuara me këtë vendim.
Në zbatim të pikës 1 të nenit 28 të ligjit 10192, datë 03.12.2009 (i ndryshuar), në lidhje me pikën 3 të nenit 27 të tij, ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi për konfiskimin e pasurive.
Për ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohen oficerët e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe oficerët e policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Për Administrimin dhe përdorimin e pasurisë së paluajtshme të ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë.
Në lidhje me pasuritë: Pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, veprimtarinë e personit juridik Kompania “RENS 2015” SHPK, me numër nipti L56308004R, me ortak të vetëm shtetasin Astrit Beqiri, me adresë selie: Bërdicë e Sipërme, Lagjia Buzë lumit Drin, ku në një sipërfaqe të madhe toke është e ndërtuar një pulari funksionale.
– Krahas konfiskimit të kompanisë, llogarive, Pularisë, e ambienteve përreth saj, të konfiskohen edhe automjetet në pronësi të kompanisë si më poshtë: automjet tip “Volksëagen Golf”, me targë AA165VH, numër shasie WVWZZZ1KZ5W124932; automjet, i tipit furgon, i markës “Iveco”, me targa AA866FB, ngjyrë e verdhë; automjet BMW X5, me targë AA323LJ, numër shasie WBAZW41080L432276; automjet tip “Benz Mercedes E320CDI” me targë AA139LG, numër shasie WDB2110261A386862; automjet, tip furgon, i markës “ATP”, Damler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA803RF; pasuria me numër 511+1-10, Zona Kadastrale 3072, Volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2, së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 70.61m2, me vend-ndodhje Pulaj-Plazh-Velipojë, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër me numër kodi unik 10-8169239, në emrin e shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati; pasuria me numër 511+1-11, Zona Kadastrale 3072, volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 71.02m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me numër protokolli 9899, datë 28.01.2015, në emër të shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati; pasuria me numër 511+1-9, zona kadastrale 3072, volume 9, faqe 42, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 67.84m2, me vendodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar dhe legalizuar në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me datë 28.02.2018, duke e njohur me numër pasurie 511+1-9/1, në emër të shtetases Ikbale Kastrati si dhe shumat prej prej 173.500 euro dhe 8 629 000 lekë, të gjetura më datë 26.6.2019 gjatë kontrollit të banesës sështetasit Astrit Beqiri, në gjendje cash në shtëpi, urdhërohet pezullimi i pasojave tё zbatimit të masave tё konfiskimit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, për shkak të vendosjes së konfiskimit ndaj tyre me vendimin nr.28, datë 23.3.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr. 22, datë 27.7.2021 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shpenzimet gjyqësore si të jenë bërë.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke filluar nga njoftimi i vendimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Author: morevesh