Drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra, ka kërkuar reagim nga të gjitha institucionet përkatëse pas dhunës së noteres Majlinda Lleshi ndaj gazetarit dhe operatorit të Stopit.
Pasi u shpreh se prokurori Albert Demirneli e ka quajtur normale atë që ka ndodhur, Kodra tha se “në këtë vend nuk duhet të funksionojnë kështu që ke një shok klase prokuror apo një prokurore e ka pasur shoqe klase” dhe t’i shpëtosh ligjit.
“Është habi e madhe! Më shumë se habi, më shumë se nervozizëm është si ka mundësi të funksionojë kështu? Edhe në botë të nesërmen, ose atë natën e gjësë, nuk ka prokuror që e ka pasur Majlinda Lleshin në klasë apo OPGJ vartëse dhe ta falë. Si mundet? Si mundet? Me bindjen e plotë që duke filluar nga institucioni i Dhomës së Noterëve, zonjës Mimoza Sadushi, Ulsi Manja, apo çfarë ka instanca të tjera, do të reagojnë të gjithë sepse nuk mundet dot, jo se kam frikën se kthehet në precedent që çdo njeri mund të rrahë gazetarët e emisioneve investigative apo çfarë do qofshin. Problemi më i madh është që në këtë vend nuk duhet të funksionojnë kështu që ke një shok klase prokuror apo një prokurore e ka pasur shoqe klase. Hiqni dorë nga këto lloj mendësish sepse nuk do të toleroj kurrkush, është absurde. Mos i leni shkak precedentit që nuk do të ndodhë që të rrihen gazetarët, por do të lini shkak precedentin që çdo qytetar, me të drejtë kur sheh që ti ke bërë një shkresë false, ta rrahë e ta bëj peshk aty dhe nuk do ndalohet, sepse kështu ndodhi dje. Çdo njeri sot që përballë majlindrave, lleshrave e leshrave të shkojë t’i rrahë në vend dhe t’i thotë policisë më ndalo nja 4 orë se e godita, e çava dhe të iki në shtëpi pastaj”, tha Kodra./tvklan.al