“Maestro” në nominim, flet bashkëshortja e tij: Kam qarë për të gjithë ata që kanë dalë, nëse del Armaldo…

Aida Kllogjeri, bashkëshortja e Armaldo Kllogjerit është përlotur sapo pa disa video të tij brenda shtëpisë së Big Brother Vip dhe pranoi se për shkak të gjendjes emocionale nga shtatzënia, ka qarë shpesh këto kohë.




“Kam qarë për çdo banor që ka dalë. Vetëm kur të dalë Armaldo s’ do qaj… Jo, nuk dua të dalë ai të shtunën”, tha më tej ajo në emisionin “Ftesë në 5”.

Ajo tregoi se janë njohur në 2006 dhe fillimisht është dashuruar me zërin e tij. Për puthjen e parë u deshën 6 muaj, por Maestro ia doli t’ia fitonte zemrën shumë më shpejt se aq.

Aida komentoi edhe lojën në BB VIP dhe parashikoi një “goditje” nga Olta për Armaldon, ndërsa theksoi se vetë ai është njeri që do të mbaje marrdhënie të mira si me Luizin, Oltën e banorët e tjerë.

Author: morevesh