‘Maestro’ humb nëpër shtëpi, Olta dhe Luizi e gjejnë në tualet: Mos u mërzit, nuk do të nominojmë!

Biseda në lidhje me nominimet duket se e ka mërzitur Armaldo Kllogjerin. Teksa ishin ulur për të fjetur, ky i fundit ishte zgjuar dhe kishte shkuar në tualet.

Kur Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari panë se Maestro nuk kishte shkuar ende te krevati i tij, çohen menjëherë duke thënë “se i bëri merak”. Ata e gjejnë në tualet dhe ai i pyet se ‘pse u zgjuan’.




Armaldo u thotë se u lodhën nga muhabeti i nominimeve dhe se në shtëpi do ketë një zarf të zi. Nga ana tjetër, Olta i thotë se e vendosën se nuk do e nxjerrin në nominim dhe se e kanë xhan.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Tash po më bën merak

Olta: Edhe mua. Ku është? Ku je?

Luizi: Shih si është bërë dyllë i verdhë

Olta: Ku je mo se kemi 1 orë që të kërkojmë nëpër shtëpi

Luizi: A të thashë se nuk do flesh sonte?

Armaldo: Ça bëni ju të dy zgjuar natën?

Olta: Të prisnim ty

Luizi: U bëmë merak

Armaldo: Fol, hajt ça ke

Olta: E vendosëm ne që nuk do dalësh në nominim




Luizi: Ndoshta

Armaldo: Unë për veten time nuk dua t’ia di më se u lodha me këtë muhabet dhe më ka vajtur shpirti në majë të hundës. Fitoni, bëni ça të doni, me mua mos u merrni më

Olta: Nuk heq dorë kollaj jo

Armaldo: Nuk ka besim

Luizi: Po nuk kam o vlla se të njoh kush je, edhe se si je, edhe se si po sillesh në lojë

Olta: Shiko, besim te ty nuk ka. Po se të kemi xhan kështu siç je, i tëri dhe i bëri, të kemi

Armaldo: Një gjë ta keni të sigurt, se ka një zarf të zi, ka një zarf të zi

Olta: Për ty?

Luizi: Edhe?

Olta: Për ty apo për Luizin?

Armaldo: Për këtë situatë do ketë zarf të zi

Luizi: Për cilën situatë?

Author: morevesh