“Macet ikin, qentë paralajmërojnë të zotët”, menaxherja e Spitalit Veterinar: Sa kohë më përpara kafshët e ndjejnë tërmetin

Tërmeti shkatërrues në Turqi ka tronditur dhe sensibilizuar të gjithë botën. Si pasojë, shumë momente vërtetë emocionuese janë bërë virale në rrjet. Këtu nuk bëjnë përjashtim as ato me kafshët dhe reagimet e tyre.




E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, menaxherja e Spitalit Veterinar, Ornela Mebelli, ka treguar arsyen se si kafshët e parandjejnë tërmetin përpara se të bjeri.

“Tërmetet kanë kohë që bien. Po edhe po të lexosh historia e kafshëve që e kanë parandier tërmetin daton që qytetërimin e lashtë grekë në vitin 1373, kur një tërmet shumë i fuqishëm e ka hedhur në tokë të gjithë qytetin. Edhe ajo që është vënë re është se të gjitha kafshët, duke përfshirë edhe 100-këmbëshat, ata krimbat, janë larguar ditë përpara se të binte tërmeti shkatërrimtar. Kështu që tregojnë që kafshët e ndjejnë.

Në momentin që bie tërmeti, janë dy lloj valësh, vala P që është e pandjeshme për njëriun, është horizontale, dhe vala S, ajo që është si dallgë, ajo që ne ndjejmë dhe që bën dëmet. Kafshët e ndjejnë që në fillim këtë lloj vale. Kjo është arsyeja që ata e ndjejnë. Plus edhe shqisat, si nuhatjet, se normalisht fillon dhe jonizohet edhe toka, lëshon valë sizmike dhe një qen ka 220 milionë ndijorë në hundë. Ka një diferencë shumë të madhe me njëriun”, zbuloi ajo.

Më tej, e pyetur se sa kohë më përpara kafshët mund ta ndjejnë, Ornela u shpreh:

“Tërmetet bien gjatë gjithë kohës. Janë këto valët e vogla që ne nuk i ndjejmë, por që kafshët po. Edhe ne herë pas here ne e shikojmë që ka një lloj ankthi te kafshët, por fakti i vetëm që pse kafshët nuk përdoren për tërmetet është sepse sjellja e tyre ankthioze mund të ndodhi për një sër arsyesh dhe nuk mund ta ndash dot.

Nga të gjitha kafshët, edhe elefantët janë ata që e ndjejnë dhe e parandjejnë shumë herë më tepër. Në Japoni kur kishte rënë tërmeti që solli gjithë ato lloj pasoja shkatërruese, kafshët e para që kanë lëvizur përpara se të binte tërmeti kanë qenë elefantët në kopshtin zoologjik të Japonisë”./abcnews.al

Author: morevesh