Deputetja dhe inxhinierja Luljeta Bozo ka lavdëruar qeverinë për punën që ka bërë me rindërtimin, pas të. rmetit shk. atërrues të dy viteve më parë, ku hu. mbën j. etën 51 persona dhe u shk. atërruan rreth 100 ndërtesa.
Ajo u shpreh në A2CNN se q everia ka bërë më shumë sesa mund të bënte, duke marrë parasysh m undësitë që ka, teksa shtoi se qytetarëve shtëpitë iu erdhën si dhuratë, ndaj ata janë mirënjohës.
Sipas saj, qytetarët kanë marrë vila në vend të kasolleve që kishin, ndërsa u shpreh se banorët e fshatit kanë marrë vila me banjo moderne, madje edhe me “bide”.
“Qeveria ka bërë jo mjaftueshëm, por ka bërë më shumë nga ç’mund të bënte, me takatin që ka, sepse duhet të shikosh mundësitë e qeverisë me çfarë ka në dorë. Njerëzit janë shumë mirënjohës, sepse ju erdhi dhuratë. As në ëndërr nuk e kishin menduar se do kishin një vilë të tillë, kur kishin një kasolle. Një kasolle që u shemb, u sh katërrua, mirë që nuk i zuri brenda. Vila në kuptimin e plotë të fjalës, me banjo moderne, ku kishin parë në fshat edhe bide, të gjitha të tjerat”, tha Bozo.