Një nga bimët mjekësore më të njohura është edhe lulja e kumakut, e cila ka efekte të jashtëza konshme për kurimin, rregullimin dhe hidratimin e lëkurës. Kjo bimë zgjatet deri në 50 centimetra dhe është lehtësisht e dallueshme falë ngjyrës së ndezur portokalli.
Lulja e kumakut lulëzon në pranverë dhe është përdorur historikisht kundër ale rgjive në rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht nga lulet.
Ndërkaq, lule kumaku përmban flavonoidë që mbrojnë qelizat, e kanë më shumë luteinë dhe zeaksanthinë (antioksidantë) se spinaqi, që ndihmojnë në mbrojtjen e syve.
Por këtë bimë mund ta përdorni edhe kundër skuqjes nga dielli, duke nxjerrë lëngun nga kërcelli i lules dhe të lyeni zonën e dj egur.
Në rastet kur kolla ju lë pa gju-më, përdorni lëngun e lules, pasi e shtry dhni e kulloni. Me këtë lëng mund të bëni gargarë.
Në këtë mënyrë do të largoni se. krecionet dhe do të bëheni më mirë shumë shpejt. Sakaq, edhe dermatiti dhe njollat në lëkurë mund të kurohen me ujin pastrues të kumakut.
Përdorni çajin me lule të freskëta ose të thata dhe sigurohuni që të jetë në temperaturë ambienti. Vendoseni në lëkurë duke përdorur një pambuk. Shpëlajeni lëkurën pas disa minutash dhe më pas përdorni një krem hidratues.
Çaji i lule kumakut është ideal për të kuruar acarimet e lëkurës së ndjeshme të fëmijëve, që mund të ndodhin nga pelenat ose për arsye të tjera. Lyejeni zonën e acaruar me lëngun e çajit dhe lëreni të ajroset. Me kumakun ju mund të përgatisni në shtëpi edhe një krem të mirë.
Merrni 200 gramë krem natyral të thjeshtë dhe 15-20 pika nga vaji esencial i lule kumakut. Përziejini së bashku në një enë qelqi dhe përdoreni sa herë që ju nevojitet. Kremrat natyralë mund të gjenden në farmaci.
Po ashtu, edhe vaji esencial i lule kumakut.