Lule nga qielli me helikopter, për cilin banor ishte kjo befasi në Big Brother?

Banorët e Big Brother VIP sot janë befasuar nga një helikopter mbi shtëpinë e tyre 4-mujore, prej të cilit dikush ka hedhur një tufë me lule nga lart.

Helikopteri ka qëndruar disa minuta shumë pranë shtëpisë së BBV dhe lulet ende nuk dihet ende se për cilin prej banorëve ishin hedhur.

Në pamjet e siguruara nga “Gazeta Shqip” duket helikopteri që qëndron në ajër mbi shtëpinë më famshme në Shqipëri, por nuk duket personi i cili i ka hedhur këto lule.

Kjo mund të ketë qenë një suprizë e këngëtares Beatrix për Donaldin, por mund të jetë dhe për secilin nga banorët e tjerë të shtëpisë, sepse të gjithë kanë dikë jashtë

Donaldi ka hasur shumë vështirësi këtë periudhë dhe mbështetja e të dashurës së tij është e duhura në këtë fazë të lojës, kur edhe pak ditë është finalja.

Donaldi konsiderohet si një ndër banorët favoritë të këtij sezoni. Ai ka një sfidë të fortë me Ilirin, por edhe me Beniadën, Monikën dhe Einxhelin.

Author: morevesh