Prej rreth një muaji, lajmet rreth këngëtarit Luiz Ejlli kanë pushtuar faqet e mediave në vend. Ai është protagonisti kryesor brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”
Brenda pak javësh ai ka arritur të kthehet dhe në një ndër emrat më të komentuar dhe më të kërkuar në media sociale. Çdo veprim apo fjalë e tij bëhet virale në rrjet
Rrjetet sociale janë ‘pushtuar’ nga këngëtari dhe është gati e pamundur që të mos hasni në ndonjë video ku ai bën batuta apo i sfidon banorët e tjerë të shtëpisë.
Kur hyri në “BBV”, Luizi nuk kishte adresë në rrjetin social Instagram, por një adresë e hapur nga miqtë e tij, tashmë ka arritur mbi 301 mijë ndjekës.
Ndërsa në platformën e TikTok-ut emri i Luiz Ejllit ka më shumë se 644 milionë ‘hashtag’-s ndërsa ka mbi 87 milionë MS të tjerë.
Ndërkohë në anën tjetër edhe këngët e tij të publikuara vite më parë kanë shënuar rritje enorme klikimesh në kanalet e YouTube.
Kënga “Zjarr e ftohtë” me të cilën artisti përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2006” numëronte mbi 200 mijë klikime teksa tani ka arritur milionëshin e parë. Një gjë është e sigurt, që Luizi nga shtëpi e famshme e Big Brother VIP Albania do të dalë me një famë shumë herë më të madhe se ajo me të cilën hyri.