Kiara dhe Luizi kanë dhënë sot përshtypjet e para për njëri-tjetrin kur hynë në shtëpinë e Big Brother VIP. Luizi tregoi se u mahnit kur pa Kiarën për herë të parë ndërsa moderatorja e pyeti nëse e kishte parë ndonjëherë jashtë shtëpisë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Unë natën e parë sa kam shkelur këtu kam parë vetëm ngjyra deri në momentin që të pashë ty pastaj mu errësua gjithçka. Të kisha vetëm ty dhe nuk shikoja asgjë tjetër. Thashë kush është kjo.
Kiara: Pse nuk më kishe parë çik nga jashtë.
Luizi: Po të kisha parë po si i keni ato fotot me 750 filtra me gjëra…
Kiara: Do të thotë që unë s’jam si në foto.
Luizi: Kur të pashë në foto nuk e kisha këtë ndjesi, kur të pashë live e kisha, kjo do të thotë që ti s’ke nevojë për filtra.