Gjatë një bisede me banorët Luizi është shprehur se tre banorë brenda shtëpisë nuk do t’i nominonte kurrë.
“Unë kam tre emra që janë tabu, që nuk i nominoj kurrë. Tabu i kam këto tre emra. Një që dihet publikisht është Nita Latifi që unë nuk e përmend kurrë, në asnjë lloj nominimi. Ja kam thënë në sy”, tha ai.
Luizi nuk i tha emrat e tjerë por mendohet të jenë Kiara dhe Valbona.