Ditën e djeshme e banorët e “Big Brother Vip” janë sprovuar me anë të sfidës së rezistencës. Në këtë lojë ata duhet të qëndronin të lidhur pas një butoni që duhej mbajtur shtypur dhe në momentiin që e lëshonin dilnin nga sfida.
Në një situatë të tillë Luizi dhe Armaldo gjetën një “rrugë alternative” për të kryer nevojat personale. Që do të thotë u mbuluan me batanije dhe urinuan para të gjithëve. U duk sikur ky veprim u krye nga të dy banorët, por më pas Luizi e qetësoi Kiarën e cila u mërzit shumë duke i thënë se ai nuk e kishte bërë diçka të tillë, vetëm sa kishte provokuar të tjerët.
Ndonëse jo Luizi, Maestro e beri këtë veprim, i cili nga një pjesë e audiencës është konsideruar i pahijshëm. Ditën e sotme, teksa ishin ulur në oborr Efi i ka treguar Luizit se Kiara mbrëmë kishte qarë për gjestin e Maestros që sipas saj nuk duhet ta ulte veten dhe ta bënte.
Moderatorja e konfirmoi se ishte prekur, jo që kishte qarë pasi sipas saj e vlerëson Armaldon dhe diçka të tillë nuk e pranon tek ai as për lojë.
Nga ana tjetër kujtojmë që ato që i shkuan deri në fund sfidës së rezistencës janë Nita dhe Dea. Vajzat ka ndenjur të lidhura pas një butoni për më shumë se 14 orë.
Pas gjithë kësaj kohe, Dea vendosi të tërhiqej dhe fituese të shpallej Nita. Vajzat arritën në këtë pakt, për shkak se Nita paratë e fituara (2500 euro) nga sfida do t’i çojë në ndihmë të Shoqatës së Fëmijëve me Autizëm në Prishtinë. Një gjest ky vërtetë për t’u vlerësuar.