Vajzat e “Big Brother VIP2” kanë pasur mbrëmë një festë dedikuar vetëm atyre. Teksa shijonin nga një gotë verë dhe muzikën në sfond, ato kishin për të luajtur edhe lojën pyetje dhe dënime. Nga ana tjetër, do ishin djemtë ata që do kujdeseshin për vajzat.
Pasi ka mbaruar mbrëmja e vajzave, edhe djemtë u janë bashkuar për të bërë lojën pyetje dhe dënime.
Luizi, i cili u është bashkuar më vonë banorëve, i ka bërë Kiarës një pyetje që e ka nervozuar. Këngëtari e pyeti moderatoren nëse ka kryer marrëdhënie dhe ajo i tha se ‘është e shëmtuar’ kjo pyetje.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Është e turpshme që ma bën këtë pyetje në sy të çunave këtu
Armaldo: E tha njëherë, e dha përgjigjen
Luizi: E di sa çuna janë duke parë tani
Kiara: Tani është e shëmtuar kjo që po bën
Luizi: Po nuk isha unë, nuk e dëgjova. Cila ishte përgjigja pra?
Kiara: Nuk ta them Luiz, ja futa kot edhe para. Nuk e them, nuk është e bukur ta them.