Banori i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka qenë i sëmurë teksa ajo që është vënë re ka qenë mungesa e interesimit të moderatores Kiara Tito.
Kjo ka qenë si indicie për një debat mes çiftit.
Kiara mendon se Luizi po e përdor, mirëpo sipas tij një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Mua mos më përdor më. Më përfshin mua në disa situata.
Dea Mishel: Se qëndrova unë me Kiarën dhe jam kundër Oltës?
Luizi: Ti do më thuash që sje kundër Oltës.
Dea Mishel: Po kjo s’ka lidhje me qëndrimin tim me Kiarën.