Luiz Ejlli ka deklaruar se ai ka tentuar njëherë t’i japë fund jetës së tij.
Në shtëpinë e “Big Brother Vip” është dhënë një lojë nga vëllai i madh ku të gjithë banorët do të shkruanin një sekret të tyrin dhe të tjerët do ta zbulonin se kujt i përkiste.
Njëri prej tyre lexonte “Kam tentuar ti jap fund jetës” që lexoi Nita e cila mbeti e shokuar.
Asnjë nga banorët nuk e ka zbuluar se kush e kishte shkruar dhe kështu Luizi ka thënë se sekreti i përkiste atij. Veç këtij sekreti Luizi ka thënë edhe disa të tjerë, duke treguar pak më shumë mbi jetën e tij jashtë shtëpisë.
1-“Kam tentu me i marr jetën vetes”
2-“Kam flirtuar me mamanë e një shoku”
3-“Jam dashuruar në Big Brother”
4-“Njëra më ka paguar udhëtimin për në Zvicër”