“Luizi po të provokon me gërrhitje”/ Olta ‘këshillon’ Evën dhe i tregon në cilin “grup” duhet të pozicionohet

Olta dhe Eva konsumuan bashkë kafen e mëngjesit teksa qëndronin në oborr. Kjo e fundit u shpreh se nuk kishte fjetur fare mbrëmë për shkak se Luizi kishte gërrhitur shumë dhe e kishte të pamundur të flinte.



Olta nga ana tjetër tha se e kishte bërë gjumin “top”, teksa shtoi se Luizi ia ka bërë me qëllim Evës që atë mos ta zërë gjumi.

Më tej, aktorja i tha Evës se në këtë mënyrë , Luizi po përpiqet që ta nxjerrë atë nga shtëpia, duke i prishur gjumin.



Ndër të tjera Olta e këshilloi aktoren të ketë ‘nerva’ dhe të mendojë mirë me ke te rrrijë për ta përballuar lojën brenda në shtëpi pasi këngëtari kështu ka mënyrën e provokimit.

Author: morevesh