Kiara dhe Olta janë kokë më kokë në nominim me njëra-tjetrën këtë javë dhe njëra prej tyre del nga shtëpia këtë të shtunë. Ky nominim ka mërzitur Luizin, i cili ka deklaruar se nëse del Kiara, do dalë edhe ai.
Megjithatë Luizi ka shpresë se një nga banoret do kërkojë të dalë me dëshirë që të shpëtojë Kiarën.
Gjatë një bisede me Qetsorin dhe Visin, Luizi tha se Fotinia do kërkojë të largohet dhe votimi do anulohet.