Olta dhe Luizi kanë debatuar ashpër ndërsa kanë qenë në ambientin e jashtëm. Luizi solli në vëmendje akuzën e Oltës, se ai është një përdorues droge. Olta u përgjigj se ajo nuk ia ka thënë këtë gjë.
Olta: Më ka manipuluar biseda, ka tentuar të më manipulojë si karakter që të shfaqem si një njeri që s’jam dhe më ka ofenduar.
Kristi: Luiz, e njëjta pyetje, cila ka qenë gjëja më e rëndë që ka bërë Olta për ty?
Luizi: Kur ka thënë, Luizi nuk rri dot pa pi drogë… se më shihte buzët që I kisha të bardha pasi puthja Kiarën. Ka shpifje më të madhe? Ma të shëmtut, në një format të tillë. Edhe sikur të ishte… pavarësisht se unë se kam prek kurrë me dorë, mund të jetë një ves që e kanë shumë të rinj…s’më thotë kush. Kjo…e thotë me bindje. “E di, ju them unë!”. Ia thonte Deas, ia thonte Teas. Prandaj them, kjo ka zgjedhur mënyrën më të shëmtut me lujt këtë lojë.
Qetsori-Oltës: Po ti me ça qëllimi e ke thënë?
Olta: E di ai shumë mirë
Luizi: Ça di unë shumë mirë? Hë pra, thuje!
Olta: E di shumë mirë…