Katër ish-banorë janë rikthyer mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP2”. Bledi Mane, Efi Dhedhes, Ronaldo Sharka dhe Kiara Tito janë sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por vetëm njëri prej tyre mund të shkojë në finalen e madhe.
Me të hyrë katër ish-banorët, Qetsor Ferrunaj dhe Luiz Ejlli kanë nisur të thurin plane për eliminimin e banorëve.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Nuk sulmohet me debate, sulmohet me përballje, me nominim
Qetsori: E kanë kështu lojën ata, njëri prej tyre do jetë pjesë e finales. Si do ti bëjmë ne të dalin…
Luizi: Të dalin pa arritur atje
Qetsori: Po pra. O do ecin disa nga ne, o disa nga ata. Unë tani mbështes Kiarën
Luizi: Me të thënë unë se jam kundër Kiarës është qesharake. Kiarën për shpirt e dua, ma dhanë shansin e dytë, unë bëhem copash
Qetsori: Unë di një gjë në këtë lojë që duhet ta mësosh edhe ti, po deshe, sinqeriteti i tepërt të ndëshkon, kujdesi i tepërt të mban këtu
Luizi: Nëse ti do me shkuar në finale, nëse unë dua të shkoj në finale… Po ta futa unë ty nuk fitoj asgjë, po ma fute ti mua nuk fiton asgjë. Po flas hapur. Ama nuk duhet të biem në sy, as te Kiara. Unë Kiarës nuk i flas kurrë për lojë.
Qetsori: Unë me Kiarën nuk do merrem fare. Unë jam në terren me çunat