“Luizi ka qenë gjithmonë i suksesshëm me femrat, e kam me provë me 2 shoqet e mia”

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në protagonistin kryesor të këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania” dhe për këtë shkak nuk është shmanguar pa komentuar edhe jeta e tij jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.




Për romancën e tij me Kiarën, vazhdojnë të jenë ende shumë persona skeptikë dhe është aluduar se Luizi është i lidhur jashtë dhe marrëdhënien me moderatoren e ka vetëm për lojë.

Gjatë bisedave në BBV, Luizi ka përmenduar vetëm lidhjen e tij të bërë publike dhe ka deklaruar se prej disa vitesh është single. Por, së fundmi ka ardhur një deklaratë befasuese nga mikesha e tij e vjetër, Dasara Karaiskaj.

E ftuar në emisionin “Why Not?”, Dasara tha se Luizi ka qenë gjithmonë i suksesshëm me femrat dhe për këtë ka provë dy shoqet e saj.

“A e njihni Luizin ju? Ai gjithmonë ka qenë i suksesshëm me femrat. E kam të provuar me shoqet e mia këtë. E kam me provë me dy shoqet e mia këtë gjë.” u shpreh Dasara.

A ka qenë Luizi i lidhur më parë me dy shoqe të Dasarës? Të paktën, këtë la të nënkuptohej gazetarja.

Author: morevesh