Pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP”, Olta Gixhari ka akuzuar Luiz Ejllin dhe ka dhunuar Kiara Titon.
Bëhet fjalë për fragmentin kur këngëtari flet me Qetsorin gjatë prime-t dhe Kiara e shtyn me këmbë, me taka, si shenjë që ai të ndalojë së foluri.
Në atë moment Luizi kthehet nga ajo dhe vë dorën tek këmba e moderatores si shenjë për t’i thënë edhe ai ‘ndalo’ së bëri atë gjest.
Por kjo situatë është “ekzagjeruar” nga Olta, e cila pas spektaklit ka akuzuar Luizin për dhunë.
Teksa ndodheshin në oborr për të darkuar, pas akuzës së Oltës, Kiara i doli në mbrojtje partnerit të saj. Ajo tha se Luizi reagoi në atë mënyrë ndaj saj, pasi ishte ajo që e gjuajti me takë për ta ndaluar së foluri në ato momente.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Ku i gjuajta?
Kiara: Nuk më gjuajti. Më shtyu se i futa unë takën.
Olta: Ti i the pusho për komentin që bëri dhe ai tha pusho më lër rehat.
Kiara: Mos e bëj dramatike kot. Isha vetë aty nuk ka lidhje fare. Kush je ti?
Olta: Unë jam banore e kësaj shtëpie.
Kiara: Ky është i dashuri im.
Olta: Nuk më intereson fare. Të duket gjest normal?
Luizi: Nuk e kam gjuajtur.
Olta: I ke gjuajtur.
Luizi: Okej ti thua i kam gjuajtur unë them nuk i kam gjuajtur e mbyllim muhabetin?