Në nisje të prime-it të sotëm të Big Brother VIP Albania, ishte Bledi ai që bëri një monolog që banorëve por dhe të tjerëve iu duk paksa i çuditshëm.
Bledi tregoi përshtypjen se si e sheh shtëpitë dhe secilin banor.
“Kur u futa unë më thanë se ka ardhur për të sulmuar Luizin dhe ai tha se unë do ta shkrij, por unë po shoh një bërthamë të shpartalluar, me ushtarë të plagosur kudo.
Luizi më është dukur si një pronar i një klabi striptizmi si klubet e Pigalle në Paris, dhe ai balerini që kërcente në tub, ishte maestro, por maestron më pas e bleu një klab tjetër striptizmi, dhe balerini i famshëm dikur tani është dobësuar, ka ulur stekën. I kanë rënë vithet, ka filluar të ketë rudha,” tha Bledi.