Pasi ka kaluar mesnata në shtëpinë e “Big Brother VIP2” ka nisur festa. Shkak është bërë ditëlindja e Kiara Titos, e cila është banorja e parë që feston ditëlindjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Fillimisht Kiarës i uroi ditëlindjen Arbana Osmani së bashku me publikun në studio. Më pas Vëllai i Madh e surprizoi me një video mesazh nga familja e saj.
Puthje e përqafime mes Kiarës dhe Luizit/ Surpriza e këngëtarit që emocionoi moderatoren (VIDEO) Por jo vetëm kaq, pasi edhe Luiz Ejlli kishte menduar një surprizë të ëmbël për moderatoren. Teksa të gjithë ishin jashtë, Luizi këndoi dhe Kiara iu bashkua për të kërcyer së bashku.
Pasi u mbyll spektakli i madh i BB VIP dhe banorët po festonin jashtë, Luizi pasi i dhuron një trëndafil i thotë nëse është gati për dhuratën.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Çfarë është?
Luizi: Kur ulesh në gjunjë ça është?
Kiara: Unazë, qyqja jo. Mos e bëj. Unë e di se nuk ke gjë, po më provokon. Do më propozosh për martesë?
Luizi: Jo, kjo quhet fejesë
Kiara: Jo mor çun se nuk bëhen gjërat për 20 ditë