Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës duket se po kalon një krisje.
Së fundmi këngëtari është acaruar me partneren e tij. Ai i ka kërkuar që të mos e ndërpresë ndërkohë që ai bisedon apo përfshihet në çështje të ndryshme brenda shtëpisë, sepse ka mënyrën e vet të të folurit, debatuarit apo të të shprehurit të ndjesive. Kjo nuk është pritur mirë nga Kiara.
“Mos ndërhyj më kur jam duke folur. Qoftë për idetë që kam, qoftë sa zgjat. Më lër të flas. Kaq” tha Luizi.
“Okay, mirupafshim” iu përgjigj në formë të prerë Kiara.