Luizi ‘i fiksuar’ të hakmerret ndaj Maestros/ “Akoma s’e ke bërë gati valixhen?”

Luizi nuk do jetë i qetë derisa ta nxjerrë Armaldon nga shtëpia. Atij i vjen inat për faktin që ai i tha Oltës që të dërgojë në nominim atë, Kiarën dhe Bledin.




Dhe e dyta, për shkak se u bë aleat me Oltën, vetëm që kjo e fundit mos ta dërgonte në nominim. “Prime”-n e kaluar, Luizi kishte në dorë “Kutinë e Pandorës” dhe iu dha mundësia për të dërguar tre banorë në nominim.

Pa hezitim, ai dërgoi në televotim Armaldon, Oltën dhe Kristin. Mëngjesin e sotëm, Luizi nisi të hidhte “kunja” ndaj Armaldos. Ai e pyeti atë nëse e kishte bërë gati valixhën, duke nënkuptuar që ka për të lënë shtëpinë nesër.




Maestro i tha Luizit “të kthejë majat nga ka thembrat” duke nënkuptuar që të largohet, por Luizi nuk u bind dhe vijoi me ngacmimet e tij.

Author: morevesh