Luizi i “çmend” të gjithë banorët e shtëpisë/ “Mashtruesi më i madh është kthyer në hero”

Mbrëmja e së shtunës ka qenë tejet e tensionuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.



Të gjithë banorët janë kthyer kundër këngëtarit Luiz Ejlli, i cili ishte i pari që i shpëtoi televotimit nga katër të nominuarit e javës.

Luizi ka shkaktuar një sërë polemika brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke provokuar banorët me situata nga më të ndryshmet.



Ai të shtunën u thirr në dhomën e rrëfimit për t’iu tërhequr vërejtja nga prezantuesja e emisionit, Arbana Osmani, e cila i ka dhënë vërejtjen e fundit për ofendimet e tij brenda shtëpisë.

Ndërkohë, banorët e tjerë që ishin në dhomën e gjumit kanë shprehur indinjatën me faktin që publik ue ka zgjedhur si më të preferuarin personin që është aktualisht më i urryeri nga vet banorët.

“Nuk e kuptoj, çfarë po ndodh në këtë shtëpi.

Ky njeri vetëm ka sharë, ka manipuluar, është përpjekur të përdor një sëmundje kaq të rëndë për të përfitur simpatinë e njerzve dhe është kthyer në hero.



Kjo është e pafalshme, është e tuprshme që ky njeri të bëhet hero”, ak thënë aktori Amos Zahariu.

Ndërkohë po të njëjtat gjëra i ka mbështetur aktorja Olta Gixhari e cila ka thënë se ndjehet e kërcënuar nga gjuha dhe sjelljet e Luizit brenda shtëpisë.

Author: morevesh