Luizi flet për hyrjen e Butrintit në “BBV”, çfarë e “frikëson” më shumë këngëtarin?

Disa ditë më parë, konkretisht ditëlindjen e Kiara Titos, të gjithë menduam se Butrint Imeri do të futej në shtëpinë e “Big Brother Vip” për të surprizuar ish të dashurën e tij. Kjo gjë u forcua edhe më shumë nga disa postime të dyshimta të këngëtarit që të bënin të mendoje se ishte e vërtetë.




Mirëpo nuk ndodhi ashtu, ishte Luiz Ejlli ai që këndoi për Kiarën ditë e saj të veçantë. Në lidhje me këtë situatë së fundmi kanë biseduar Maestro, Luizi, Kiara dhe Efi. Këngëtari u shpreh se nëse do të vinte Butrint Imeri në “BBV” do ta nxirrte jashtë loje atë.

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet,”-ka shtuar Luizi.

Mirëpo në këtë moment ia pret Efi dhe Kiara duke i kërkuar të mos përmendë emra të personave që nuk ndodhen aty.

Kujtojmë që atë ditë disa orë para nisjes së spektaklit Butrinti publikoi një tjetër foto, të cilën e shoqëronte me mbishkrimin, “qetësia përpara stuhisë.” Epo nga ai vetëm stuhi nuk pamë të martën, në fakt nuk pamë asgjë…

“Surpriza” që ai kishte për “fansat” nuk u realizua, çfarë na bëri të mendojmë se dyshimet se ai do të futej në “Big Brother Vip” ishin të vërteta.




Më herët, burime për “Kryefjala.com” konfirmuan se Butrinti ka qenë atë natë në Tiranë dhe do të futej në “BBVIP” për të performuar, por dikush në moment të fundit i ka ndërruar mendjen.

Author: morevesh