Gazetari Bledi Mane doli me vullnet të plotë nga shtëpia e “Big Brother Vip” dhe tashmë si ish-banor, është mjaft aktiv në intervista ku rrëfen detaje për eksperiencën e tij.
Gjatë një interviste të dhënë mëngjesin e sotëm, Bledi rrëfeu se si ka ndryshuar reagimi i publikut ndaj tij, para dhe pas hyrjes në “Big Brother Vip.”
Duke iu referuar deklaratave të tij se “Luizi është i varur nga bixhozi”, gazetari tha se ka marrë një ‘lumë’ reagimesh nga fansat e këngëtarit, deri edhe në kërcënime me jetë.
Por, sipas tij, gjithçka ndryshoi pasi ai la shtëpinë, ku të njëjtët persona, tani i dërojnë zemra, pasi panë lojën e tij në “BBV.”
“Gjatë rrugës kur shkoja për tu futur, mesazhet ishin pafund. Unë jam regjur nga kërcënimet dhe kur nuk marr shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi. Të luash bixhoz nuk është turp, sepse është diçka e ligjshme. E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulmin frontal. Përpara se të hyja në BB VIP më kanë kërcënuar, më kanë kërcënuar me jetë. E nisa pak i trembur lojën, por ku kam dalë jashtë pashë që këta njerëz që do më vrisnin më dërgonin zemra”- tha ai.
Më tej, duke folur për situatën në shtëpi, Bledi konfirmoi se gjithçka tani “rrotullohet” rreth Luizit.
“Gjeta një Luiz që komandonte, kur shtypte butonin e të qeshurës Luizi, qeshnin të gjithë, kur flinte gjumë Luizi, nuk do bëhej zhurmë. Loja nuk do ishte kështu nëse do ishte Luizi, prandaj ky “BBV” është më i suksesshëm se ai vjet”– tregoi gazetari.