Luiz Ejlli ia ka bërë të qartë të gjithëve që e ka “jashtëzakonisht shumë seriozisht” me Kiarën dhe ndjenjat e tij për të janë jo vetëm të vërteta por edhe shumë të forta.
Aq sa ka arritur t’i thotë se e sheh si nënën e fëmijëve të tij dhe do të ishte njeriu më i lumtur në botë nëse Kiara do të ishte krah tij.
Mirëpo siç të gjithë e kemi parë dhe siç e dimë që ndodh me çdo çift, edhe Luizi dhe Kiara grinden e pajtohen me njëri-tjetrin si macja me miun. Shumë herë, Luizi ka thënë se do t’i mbajë asaj qëndrim por nuk ka rezistuar dot as pesë minuta për t’i shkuar sërish pranë.
Mbrëmë, ai kërkonte me ngulm një puthje nga Kiara madje në debat u përfshinë edhe persona të tjerë të shtëpisë, të cilëve Luizi bënte sikur i merrte mendim.
Në njëmoment, ai u shpreh se s’do të merrej më me Kiarën dhe shumica nisën ta komentojnë, gjë të cilën Luizi e kishte dashur që në fillim si pjesë e lojës së tij. Pra, plani i shkoi siç dëshiroi dhe këtë ia rrëfeu Kiarës e Efit, kur u “pajtua” me “dritën e tij të diellit”.
“Shyqyr që u bë sebep kjo. Prandaj i thashë dua me t’u largu. I thashë është hera e parë që kur kam ardhur në këtë shtëpi, që të shfrytëzoj për lojë dhe pranoi. I thashë nuk ta bëj më, nuk të shfrytëzoj më.”- iu drejtua ai Efit, teksa Kiara dëgjonte dhe qeshte.