Nata e mbrëmshme duket se nuk ka qenë aspak e qetë për Luizin dhe Kiarën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi të dy kanë pasur debate të forta.
Gjithçka ka nisur pasi Luizi i është drejtuar me tone të forta moderatores, e cila dhe është prekur dhe ka nisur të qajë. Ajo i tha se i ka bërtitur disa herë dhe kjo e ka bërë të ndihet e pavlerë.
Luizi: O Kiara, o Kiara, o Kiara, a po flas unë moj!
Kiara: Me kë po flet ti, kujt i flet kështu?
Luizi: Po s’ma var moj.
Kiara: Kujt i fishkëllen ti ashtu?
Luizi: Po kujt se s’po ma var, 13 herë o Kiar.
Kiara: Ka mundësi të mësosh të flasësh e të komunikosh?
Luizi: Po si moj të flas se më doli goja mbrapa?!
Kiara: Mos më fol mua ashtu sikur po i flet ndonjë qeni në rrugë.
Luizi: Po s’po ma var pra.
Kiara: Mos ma ngri zërin kaq të them. Hera e fundit që ma ngre zërin se e di sa më ke prekur sot që më ke ardhur ashtu duke ngritur zërin aty!
Luizi: Si të kam ardhur?
Kiara: E di si më bërë të ndihesha? Si të pavlerë komplet. Boll Luiz. Është hera e disatë që më bërtet”