Prej kohësh çifti Luiz Kiara ishin në qëndër të vëmendjes në çdo bisedë e në titujt e mediave. Mirëpo duket se me krijimin e një çifti të ri, Kristi dhe Kejsi duket se vëmendja ndaj Luizit ka rënë. Disa janë dakord me këtë gjë, e të tjerë thonë se çifti Luiz-Kiara janë një dyshe e fortë dhe e qëndrueshme.
Por cili nga këto cifte janë më të vërtetë dhe do të rezistojnë dhe jashtë? Për të diskutuar për këtë në “Ditë e Re” ishin të ftuar Albi Dhima, gazetarja Feride Kuqi dhe blogreja Benalda Muca.
Albi Dhima: Për shkak të momentit se kur po krijohet unë nuk e besoj aspak si marrëdhënie. Aty brenda nuk besoj të ketë një çift tjetër që ti kalojë vëmendje. Kjo për faktin se Kristi ka patur goxha një marrëdhënie jashtë pavarësisht se i ati është munduar ta justifikojë, por nga ana tjetër dhe mesazhet që ai kishte, më datë 24 dhjetor. Siç nuk besoj Kejsin për pëlqimin që thotë se ka për Kristin, nuk besoj as Kiarën për pëlqimin që thotë se ka për Luizin.
Kejsi ka hyrë me një deklaratë shumë të fortë që si ka pëlqyer fare kur e ka parë nga jashtë. Nuk ka ndonjë ndryshim Kristi nga jashtë. Mendoj se është bërë më tepër për lojë sesa për ndjesi.
Benalda: Nëse mund të krijohej ndonjë çift i vërtetë ndoshta dhe po, por ndryshe çifti Luiz Kiara është i frocuar. Unë mendoj se Kejsi mund të ketë një pëlqim për Kristin, por nga ai nuk ka asnjë pëlqim. Nga ana e Kiarës, mendoj se ajo jeton vetëm për imazhin. Ka disa rregulla, është shumë strikte dhe duket se disa gjëra nuk i bën dot prej kësaj.
Feride Kuqi: Unë mendoj se marrëdhënia e Luizit me Kiarën është një marrëdhënie toksike.“- tha ajo.