Bisedat për nominimin janë të zakonshme në shtëpinë e Big Brother VIP. Së fundmi, Luiz Ejlli ka ngacmuar Antonetën që është në televotim duke i thënë se mund të shpëtojë nga largimi vetëm nëse lidhet me një djalë.
Duke qenë se opsionet janë shumë të pakta, Luizi i sugjeroi Antonetës që të lidhet me Shpatin.
“Domethënë me u lidh me dikë brenda ti thu se ecën? Po me kë do lidhesh, lidhu me Shpatin”, tha Luizi.
Komenti i tij u shoqërua me të qeshura mes të gjithë banorëve. Bashkë me Antonetën, në nominim janë Shpati, Luizi dhe Elvisi, njëri prej të cilëve do lërë shtëpinë të shtunën.