Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se të paktën 70 ushtarë kanë mbetur të vrarë në një sulm artilerie ruse në bazën e tyre ushtarake.
Sulmi ndodhi në Okhtyrka, në rajonin Sumy që aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse. Ditën e sotme, ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja me shpresën se do të gjejnë të mbijetuar.
Parlamenti i Ukrainës ka postuar në Twitter një homazh për ushtarakët:
“Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”.
Parlamenti tha se ata u vranë nga raketat Grad.