Nëse përplasja në PD po shkon drejt një konflikti të pashmangshëm fizik, duket se data e fiksuar nga mbështetësit e Berishës për ta nxjerrë Bashën nga zyra në 5 janar do të jetë vështirësisht e realizueshme. Edhe dje vëllezërit armiq të së djathtës u përplasën me deklarata. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PDSH lexoi para shtypit një ultimatum ku kryetarit të shakrkuar i kërkonte të bënte dorëzimet sepse në të kundërtën do ti takonte turmave që mbështesin Berishën të bëndin rolin e përmbaruesit duke pushtuar zyrat me forcë. “Refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar, si organi më i lartë statutor i Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe refuzimi i vullnetit të 43385 anëtarëve të PDSH të cilët ratifikuan vendimin e shkarkimit tuaj, do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vendimit dhe vullnetit të saj” thuhej në apelin e lexuar në godinën e PD nga Belind Këlliçi.
Me një “trimëri” atipike për të Basha u përgjigj se nuk i plaste fare për kërcënimet e Berishës. “PD i ka marrë vendimet e veta e do i qëndrojë atyre deri në fund. Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit është jo vetëm ndarja nga e shkuara, por dhe përqafimi i të ardhmes. Eshtë zgjedhja e të ardhmes, jo vetëm për ne, por dhe për shqiptarët. Ndaj çdo veprim i PD do jetë në funksion të njerëzve dhe halleve të tyre. Nuk na plas për karriket e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrike”, deklaroi ai.
Por tani kur idhtarët e Berishës kanë caktuar një datë skadence për ultimatumin e tyre janë të shumtë demokratët që pyesin e ç’do të ndodhë në 5 apo 6 janar.
Sipas të gjitha gjasave kush është prehur të shohë një përleshje mes dy palëve që në ditët e para të vitit të ri mund të mbetet i zhgënjyer. Sepse ndonëse sikur duket haptasi Berisha ka numrin më të madh të mbështetësve grupimi i foltores ka dy pengesa të rëndësishme për ti’a mësyrë dodinës qëndrore.
E para ka të bëjë me faktin se ata kanë zgjedhur rrugën ligjore për të provuar legjitimitetin e tyre. Ndryshimet statuore të kongresit të 11 dhjetorit janë depozituar për tu miratuar në Gjykatën e Tiranës. Ato i ka në dorë gjyqtari Agron Zhukri i cili thuhet se është më pranë krahut të Berishës. Sipas ligjit shqiptar për partitë ai ka rreth 30 ditë kohë për ti miratuar këto ndryshime që përfshijnë mbrenda tyre edhe vendimin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Pra logjikisht nxjerrja e tij nga zyra nuk mund të kryhet pa u sanksionuar edhe nga gjykata.
Problemi i dytë nuk është moral dhe ligjor, por politik dhe praktik. Lulzim basha e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të dalë nga godina. Ai ka tubuar atyr njerëz të fortë për ta mbrojtur atë, ka ndryshuar të gjitha bravat e drynet dhe ka shtuar numrin e kamerave.
Por nëse mbështetësit e Berishës tentojnë të hyjnë forcërisht, risku që të ketë përplasje madje dhe dëme kolaterale me jetë është i madh. Por me profilin politik që ka krijuar Berisha, përgjegjësia dhe çmimi i dhunës është më lehtë ti faturohet atij edhe në rastin hipotetik sikur fajtorët realë të jenë në krahun tjetër. në këtë kuptim mbështetësit e foltores kanë më shumë për të humbur sesa për të fituar nga një përplasje e dhunshme.
Pikërisht këto kalkulime mund të bëjnë që koha kur militantët të sillen si përmbarues të jetë shumë më e largët se datat 5-6 janar.