Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00 nisi lufta në Ukrainë pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin.
Ukraina njoftoi se nisën sulmet me raketa, ndërsa videot e shpërthimeve u bënë virale kudo. Kievi është përfshirë nga paniku total, me mijëra qytetarë që po përpiqen të largohen. Janë krijuar radhë të gjata për të tërhequr para nga banka si dhe për tu larguar nga Ukraina.
Qytetarja ukrainase, Marianna Zaharko, e cila jeton në qytetin Lviv ka folur për kaosin që ka përfshirë vendin.
“Shumë banorë po i drejtohen qytetit tim për t’i shpëtuar sulmeve, është një situatë kaotike. Shkollat janë mbyllur. Dëgjohen shpërthime kudo. Megjithatë ne nuk duam ta lënë vendin tonë, do luftojmë për tokën tonë deri në fund,” shprehet Marianna.
Nga ana tjetër presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi shtetet e tjera se nëse ndërhyjnë do të përballen me rrezikun më të madh në historinë e njerëzimit.