Bum kërkesash nga Italia Qendrore dhe Veriore për të ndërtuar një bunker poshtë shtëpisë.
Gara për strehën e sigurisë maksimale nisi pas pushtimit të Ukrainës.
Me dhjetëra njerëz të gatshëm të shpenzojnë deri në 90 mijë euro për të “mbrojtur familjet e tyre”.
Giulio Cavicchioli, pronar i “Minus Energie” që operon edhe në sektorin ushtarak, importon prej vitesh sisteme për ndërtimin e bunkerëve, thotë:
“Kërkesat për ndërtimin e bunkerëve u rritën papritur pas shpërthimit të luftës në Ukrainë: Më vjen keq që e gjitha kjo është e lidhur me një impuls emocional e më duket si një garë dëshpëruese për të blerë.”
Që nga e enjtja e kaluar, pronari i kompanisë ka marrë me dhjetëra kërkesa. në ditë:
“Nga këto, gjysma vijnë nga njerëz të papërvojë dhe të çorientuar se çfarë të bëjnë, ndërsa një duzinë njerëz kanë ndërmarrë hapa konkretë për të ndërtuar një bunker nën vilën e tyre”.
Kërkesat – shpjegon Cavicchioli – vijnë mbi të gjitha nga profesionistë dhe njerëz të pasur (kostot variojnë nga 50 deri në 90 mijë euro) nga Italia Qendrore dhe Veriore të cilët dëshirojnë “të mbrojnë – thonë ata – familjen e tyre”.