Lori Hoxha flet për presionin ndaj produksionit të “Big Brother VIP”/ Ka një mesazh për të gjithë!

“Big Brother VIP” është padyshim jo vetëm një program televiziv, apo thjesht një reality show, por një fenomen i vërtetë dhe si i tillë vjen me shumë audiencë dhe me tepër vëmendje, cka nuk sjell gjithnjë fjalë pozitive. Më mirë se të gjithë këtë e di vetë producentja e formatit, Lori Hoxha, e cila së fundmi e ka gjetur veten të përfshirë në lojën që bëhet jashtë reality show-t, me “hidhjet-pritjet” mes njerëzve të medias, megjithatë këtë herë ajo ka vendosur që të thotë disa fjalër për programin dhe impaktin që ai ka e si stafi i saj e përballon këtë. Ose të paktën si përpiqet ta përballojë…



Duke marrë shkas nga një moment i Luizit mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, ku fliste për Top Channel dhe produksioni e reality show-t dhe për mundësinë e madhe që i ka dhënë të gjithë banorëve, Lori shkruan në Instagram-in e saj se e ka gjetur veten në vështirësi këto kohë, ndërsa kujton të gjitha fjalët, ofendimet e paragjykimet që mund të ketë marrë nga publiku e kolegët e medas dhe që së bashku me njerëzit që punojnë për “BBVIP” ja bëjnë këtë punë më të vështirë.



Megjithatë, duke ndjekur ndjkur moton e tyre “ul kokën dhe puno” ata ja kanë dalë që ta cojnë përpara këtë produksion gjigand, duke bërë atë cka Top Channel di të bëjë më mirë gjatë këtyre viteve. Fjalët e Luizit Hoxha i quan si një përqafim që vijnë në këtë moment dhe që i vlerëson, mes shumë fjalëve negative e ofendimeve që mund të dëgjojë rëndom sepse sic shprehet ajo “Big Brother-i, mbaron, por mirënjohja mbetet”.

-640-0-whatsapp-image-2023-03-04-at-11013-pm-974.jpeg

 

Author: morevesh