Me mision nga Vëllai i Madh, Lorenci mbrëmë i ka thënë Jorit se e pëlqen dhe se ‘vdes për të’. Këngëtari ka si detyrë që të bindë banorët se ai dashuron modelen dhe misionin e ka nisur që dje.
Jori ishte duke folur me Kristin, Gertin dhe Lorencin për ish-të dashurin e saj, kur ndërhyn këngëtari dhe thotë se ai e ka pëlqyer atë që para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Lorenci shtoi se nuk ka qëndruar pranë saj pasi i jep një lloj dridhje sa herë i afrohet. Nga ana tjetër, Jori shprehet se nuk dëshiron një të dashur këngëtar.
Teksa djemtë e kanë pyetur se sa shanse ka Lorenci me të, modelja është përgjigjur ‘zero për qind’ por ata nuk e besuan.
Pjesë nga biseda:
Gerti: Ça mendimi ke për situatën që ndodhi?
Jori: I pëlqej kështu…
Gerti: Ça mendimi ke ti?
Jori: Zero
Gerti: Realisht? Zero është e pamundur
Kristi: Zero, mos ja fut kot
Jori: 2 për qind
Gerti: 2 për qind?
Kristi: Shumë janë 2 për qind
Gerti: Mjafton. Mund të ishte 0.5
Kristi: 2 bëhet 10 shpejt
Jori: Ka shumë bark
Gerti: Dobësohet moj
Kristi: 3 muaj palestër ikën barku
Jori: Ka zërin shumë të lartë, unë jam shumë e qetë. Është shumë garip