Loja e debateve ka vijuar me Arjolën dhe Einxhel.
Fati e deshi që ato të diskutonin për një temë që lidhej me denoncimin e dhunës në familje.
Këtë çështje, vajzat e refuzuan në unanim të plotë duke thënë se në janë në mënyrë kategorike kundër kësaj gjëje.
” Duam të ndryshojmë temë, jemi kategorikisht kundër dhunës dhe është e kotë ta diskutojmë”,- tha Arjola.
Kujtojmë se Arjola ka ndarë shpeshherë me publikun detaje nga jeta e saj personale.
Ajo ka pranuar se është tradhëtuar nga bashkëshorti, periudhë gjatë së cilës ka tentuar edhe të heqë dorë nga jeta.
Kjo është një temë goxha sensitive për aktualitetin ku jetojmë dhe për këtë arsye vajzat zgjodhën të refuzojnë të luajnë në kuadër të kësaj teme delikate
Top Channel