Me këtë teknikë gjumi ju merr për 60 sekonda
Të mos mund të flesh natën është seriozisht një problem mjaft i keq, pasi mund të ndikojë në gjithë jetën tuaj. Shumë njerëz përdorin barëra gjumi, maska për sy, kufje për veshë dhe çka jo tjetër, duke shpresuar se do ta zgjidhin problemin e gjumit. Megjithatë, krejt këto mund të ofrojnë efekte vetëm afatshkurtre.
Dr. Andrew Weil ka një sugjerim më të mirë. Ai ka një teknikë efektive dhe beson shumë që ju ndihmon të bini më shpejt në gjumë – dhe teknika është po aq e lehtë sa të marrësh frymë.
Me revolucionin digjital të shekullit 21, është me të vërtetë e vështirë të bëni gjumë të duhur, sidomos për shkak të faktit që qëndrojmë para pajisjeve teknologjike 24/7. Weil beson se ky ushtrim i thjeshtë mund ta zgjidhë këtë problem.
Si ta bëni teknikën e frymëmarrjes 4-7-8?
Kjo teknikë është shumë e thjeshtë. Atë mund ta bëni kudo dhe vetëm 5 hapa duhet t’i ndiqni. Edhe pse ky ushtrim mund të bëhet në çfarëdo pozicioni, rekomandohet që të shtriheni me shpinë drejtë. Më pas, vendoseni majën e gjuhës prapa dhëmbëve të sipërm. Sigurohuni që ta mbani ashtu gjatë gjithë ushtrimit.
Përgjatë ushtrimit, do të nxirrni frymën jashtë nga goja përreth gjuhës tuaj; nëse ju duket e vështirë; provoni t’i largoni buzët pak. Dhe më pas ndiqni këta pesë hapa: 1. Nxirreni frymën përmes gojës. 2. Mbylleni gojën dhe merrni frymë përmes hundës duke numëruar në vete deri në katër. 3. Mbajeni frymëmarrjen dhe numëroni deri në shtatë. 4. Nxirreni krejtësisht frymën përmes gojës, duke lëshuar një tingull me gojë derisa numëroni deri në tetë. 5. Kjo llogaritet si një frymëmarrje. Merrni frymë prapë dhe përsëriteni këtë cikël edhe tri herë të tjera për një total prej 4 frymëmarrjeve.
Duhet ta dini se pjesa më e rëndësishme e kësaj teknike është ta mbani frymëmarrjen për 8 sekonda. Kjo do të lejojë oksigjenin të mbushë mushkëritë dhe të qarkullojë nëpër trup, duke prodhuar më pas një efekt relaksues në trupin tuaj.
A funksionon me të vërtetë kjo teknikë?
Gordon beson fuqishëm se kjo teknikë e frymëmarrjes është shumë e dobishme dhe ofron të njëjtin efekt si meditimi: Ndihmon t’i largoni mendimet e këqija dhe ju ndihmon të qetësoni mendjen. Për ta mësuar këtë teknikë në mënyrë të përsosur, duhet ta praktikoni dy herë në ditë për dy muaj, derisa të mund të bini në gjumë për 1 minutë.