Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, njëkohësisht aleati i presidentit rus Vladimir Putin, ka pranuar se disa ushtarë çeçenë janë vrarë në Ukrainë.
“Fatkeqësisht kemi humbje mes ushtarëve të Republikës Çeçene. Dy vdiqën, gjashtë të tjerë u plagosën”, tha Kadyrov në Telegram, raporton ‘Alarabiya‘.
Kadyrov tha se luftëtarët çeçenë të vrarë “zgjodhën të bëheshin heronj”.
I pyetur se edhe ata kanë vrarë ai u shpreh: “Po, ata vrasin në luftë. Ky është profesioni i tyre”.