Stina e verës shoqërohet edhe me ankesat e pushuesve për çmimet e kripura në destinacionet bregdetare më të frekuentuara të Shqipërisë. Prej disa ditësh duket sikur është kthyer në një “challenge/sfidë” se kush poston faturën me çmimin më të lartë të ushqimit dhe pijeve.
Dhe si duket kjo ka nxitur edhe Arvin Kitën, shef kuzhine, që të shkruajë disa rreshta në Facebook, ku ironizon me këtë fenomen dhe ata që “hapen” me fatura por në fakt veçse shiten si dikush që nuk janë.
Biznesmeni Kita shkruan:
Për Ty qe ke bo km për te bere një foto tek dera e lokalit ne Jug dhe i fotografon e komenton faturën qe nuk e ke pagu as vet…
Për Ty qe kërkon me patjetër kripe Himalaje ne restorant, ndërkohe qe je rrit si te gjithë ne me kripe 20 lekshe…
Për Ty qe do gotën e madhe dhe te kristalte te verës, por qe nuk di as ta mbash… Për Ty qe do shapkat e plazhit Givenchy me patjetër dhe thonjte i ke brenda ne mish… Për Ty qe biletën e udhëtimit nuk e konsideron nëse nuk është class A, ndërkohe qe Babi yt pret autobusin e Kamzës… Për Ty qe nuk ve ne goje gjë tjetër pervecse çokollata zvicerane te ardhura posaçërisht nga loku, por me shpirt do e “mysje” një Hilal…
Për Ty qe shtron darka mondane për personalitete e me pas kurrë nuk ngre telefonin për pagesën… Për Ty qe filloren e mbarove, te mesmen fare, te lartën ne Londër dhe Master-at tek TESHPELAFTE… Për Ty qe porosit foie gras me gliko kallamsheqeri dhe zemrën e ke tek sufllaqja me dopjo qepe…
Për Ty qe lut Zotin për paqe e mëshire, por mallkimin nuk e heq nga gjuha as ne WC…
Për Ty qe te lezeton dhe emocionon skedina 1500 lekëshe, ndërkohe qe ia ke heq kalamonit tënd nga goja… Për Ty qe te “dhemb” shpirti për ambientin qe ndotet çdo dite dhe për vete e ndez cigaren ne ashensor e spital…. Për Ty… Për Ne…. Për te gjithë…😉”