Letra që po na prek të gjithëve: “Xhaxhi Edi, kur t’i blesh dhuratën Zahos mendo edhe për ne fëmijët që nuk kemi lekë”

Dalja e lumit Vjosa nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura të shiu solli përmbytje të mëdha në Vlorë dhe në Fier. Së fundmi fermerët e Fierit janë ngritur në një protestë ku kërkojnë dëmshpërblim për dëmet nga këto përmbytje.

Së bashku me fëmijët e tyre fermerët kanë ngritur zërin ku i kanë kërkuar ndihmë kryeministrit për këtë situatë në të cilën ndodhen. Në prag të festave të fund vitit, vajza e vogël e një prej fermerëve I ka bërë kërkuar Edi Ramës që kur të blej dhurata Zahos të mendoj dhe për fëmijët e baballarëve që nuk kanë mundësi ekonomike.

“Xhaxhi Edi Rama kur t’i blesh djalit tënd Zahos dhurata për vitin e ri mendo edhe për të gjithë fëmijët e baballarëve që nuk kanë lekë të blejnë dhurata.”, tha ajo.

Vitet e fundit përmbyetjet në vendin tonë në stinën e dimrit janë kthyer në shumë problematike për qytetarët. Nëse para 10 vitesh dëgjonim për zonën e Shkodrës që të përmbytej gjithmonë në dimër, tani ndodh thuajse në gjithë Shqipërinë nga veriu në jug.

Shumë vetë ia vënë fajin motit dhe ndryshimeve klimatike, por në fakt është dora e njeriut që i sjell këto përmbysje. Duke nisur nga prerja e pyejeve, nga shkatërrimi i tokave buqësore, nga zjarrëvnia e pyjeve, nga ndërtimet e shumta pa asnjë lloj kriteri.

Duke qenë se para kemi dhe festat e fundvitit është e trishtë të mendosh që shumë familje në zonën e Fierit dhe të vlorës do e kalojnë Vitin e Ri jashtë shtëpisë së tyre, me frikën se mos do përmbysen sërish, sepse shirat kanë vaktin e tyre tani, nuk i ndalim dot, por shteti duket se nuk e vë ujin në zjarr për këtë gjë.

Author: admin