Lëkundje tërmeti janë ndjerë sot në vendin tonë, kryesisht në qytetet e veriut, përfshirë edhe Tiranën.
Në disa qytete të ndryshme të vendit raportohen për lëkundje, përfshirë Pukën, Kukësin dhe Shkodrën.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometra larg Pukës, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas ESMC-së tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8, i shkallës Rihter.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, kryesisht në komunat që ndodhen pranë kufirit mes dy shteteve tona.