Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm pranë Durrësit. Paraprakisht mësohet se epiqendra ka qenë në detin Adriatik dhe magnituda 5 të shkallës Rihter.
Lëkundjet janë ndjerë në orën 8:19 në distancë 27 km në veri të Durrësit. Nuk dihet ende nëse tërmeti ka shkaktuar dëme.