Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka lehtësuar masat kufizuese lidhur me pandeminë e Kovid, për takimet me familjarët në Institucionet e Egzekutimit të Vendimeve Penale.
Nisur nga ulja e riskut të infektimeve, nivelit të lartë të vaksinimit, përvojës së fituar, situatës aktuale ku në asnjë IEVP nuk ka të prekur, DPB i ka propozuar Ministrit të Drejtësisë, z.Ulsi Manja lehtësimin e kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Mes propozimeve të miratuara nga Ministri i Drejtësisë janë edhe: Për të burgosurit gra dhe të mitur lejohen katër takime në muaj. Për të burgosurit e martuar, apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të Familjes lejohet një takim i zgjatur në muaj.