Këngëtari Ledri Vula u bëri një surprizë të premten gjatë spektaklit të Big Brother VIP dy miqve të tij të ngushtë, Dj PM dhe Dagz. Gjatë takimit me banorët e tjerë, ai ka shprehur komplimente për Beniadën duke i thënë “je shumë e mirë”.
Kjo ka sjellë reagimin të gjithë banorëve, të cilët shpërthyen në të qeshura. Beniada është një ndër personazhet më të dashur në shtëpinë e “Big Brother Vip” me një karakter të veçantë dhe pozitiv. Më herët gjatë spektaklit bukuroshja tregoi një situatë të sikletshme që i ka ndodhur në shtëpi.
“Isha duke larë enët dhe aty u afrua Claudio pa bluzë, duke treguar abdominalet. Më ra gota nga dora, u thye”, tha modelja, rrëfim ky që shkaktoi të qeshura në publik. Beni ka treguar se përveç asaj vajzës joshëse të kopertinave, është edhe një vajzë shumë e dashur, e çiltër dhe që argumenton mirë dhe pse nuk di të flasë bukur shqip.
Meqënëse jemi këtu, mënyra si ajo flet në gjuhën shqipe është qershia mbi tortë e këtij formati.Së fundmi, teksa në shtëpi luhej kënga “Dale” e Ledrit, Kidës dhe Butrintit modelja i ka shumë qejf mirëpo i ka ngatërruar paksa emrin. “Batriti, Betriti, Betrinti, Betruti Betrunti”- thotë Beniada teksa video na shkriu të gjithëve gazit.
Kjo video sigurisht është parë edhe nga Butrintii cili ka reaguar sot në Instgram. “Betrini, Betrinti, Betrunti!”- shkroi ai në një status në Instastory. Dhe më pas e pasoi nga një tjetër vetëm me emoji duke qeshur me lot dhe me zemër.
Beniada ka folur pardje me Meridianin për jetën e saj dhe ka zbuluar që kur ishte në vit të dytë universitet nuk donte që të mundonte prindërit me pagesat e shkollës dhe librave të shtrenjtë, ndaj nisi punë në një diskotekë si kasiere. “Isha në vit të dytë. Librat bënin shumë shtrenjtë dhe fillova punë në një diskotekë si kasiere.
Babi e kishte vdekje se kthehesha në shtëpi vonë, kishte frikë dhe më priste zgjuar. Unë vetëm merresha me biletat, por një gabim të bëje ishte shumë problem sepse i paguaja nga xhepi”, u shpreh Beniada. Në bisedë e sipër ajo ka treguar edhe pseudonimin me të cilën e thërrisnin prindërit dhe të afërmit.