LeBron James “perandori” i NBA, lojtari bëhet shënuesi më i mirë i historisë

Lebron James u bë shënuesi më i mirë i të gjithë kohërave të historiosë së NBA në ndeshjen e LA Lakers kundër Oklahoma City të martën, duke tejkaluar rekordin që gjashtë herë MVP i NBA-së Kareem Abdul Jabbar kishte mbajtur për 39 vjet.




Me 10.9 sekonda të mbetura në çerekun e tretë, Lebron realizoi një pikë e cila ishte e 36-ta e tij për ndeshjen dhe pika e 38,388 e karrierës së tij. Ai shtriu krahët për të festuar ndërsa turma e mbushur me energji në “Crypto.com Arena” të Los Anxhelos shpërtheu nga gëzimi.

Zyrtarët e ndërprenë lojën për ta nderuar në fushë, ku nëna, gruaja dhe fëmijët e tij u takuan dhe e përqafuan. Komisioneri i NBA Adam Silver e uroi atë dhe Abdul Jabbar, i pranishëm dhe duke duartrokitur Lebronin për rekordin e thyer.

https://twitter.com/i/status/1623212102851735552

Author: morevesh