Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj po kthehen në ‘kryefjalën’ e mediave rozë.
Kjo dyshe dhe ky afrimitet midis të dyve, ka qenë diçka, e cila nuk pritej për publikun, pasi ndjekësit besonin ‘verbërisht’ te dashuria e Donaldit për Borën.
Sarah, Einxhel dhe Antonela kanë biseduar me Beatrix për marrëdhënien e saj me Donaldin.
Einxhel: Nuk mund t’ja privosh që të ndodh diçka.
Beatrix: Jo, jo.
Einxhel: Askush nga ne nuk ka joshur askënd, unë as nuk e kam joshur Arbërin, ai më ka pëlqyer vetë edhe Sarah me PM dhe anasjelltas. Kështu që prandaj kjo gjëja (Triksa dhe Donaldi) na duket shumë okej të gjithëve se askush nga ne nuk e sheh si diçka të qëllimshme, por të natyrshme.
Janë ndarë për shumë arsye, ca gjëra kur thyhen nuk ngjiten dot më. (flet për Borën). E nëse dikush ndjen diçka të re që është kuptuar që para shumë javësh, nuk ka asgjë për tu mërzit apo për tu shqetësuar se pa qenë ti këtu brenda ai ka thënë s’mund të them që jam me të. (Borën).
Sarah ishte gjatë bisedës dhe tha se sheh kimi dhe s’i kishte parë asnjëherë kështu
Ajo e pyeti Beatrix se si ndihet në lidhje me Donaldin dhe ajo refuzoi të përgjigjet, ndërsa Antonela dhe Einxhel thanë se nuk ka nevojë të përgjigjet sepse gjërat duken.
Einxhel vazhdon e flet dhe thotë se gjërat do ishin të pa evitueshme dhe nëse do ishte Semi brenda apo edhe Bora.
Einxhel: Kushdo që të ishte qoftë Semi apo personi tjetër do ishte e pa evitueshme, sepse pëlqimi dhe në cep të botës të jesh nuk kontrollohet, asgjë nuk e ndalon, thjesht çështje kohe.