Lë programin një nga opinionistët e ‘Big Brother Vip Kosova’

Lë programin një nga opinionistët e ‘Big Brother Vip Kosova’.




Afërdita Paqarada ka vendosur të largohet nga roli i opinionistes në “Big Brother Vip Kosova.”

Lajmin e ka dhënë vetë ajo gjatë Prime-it të sotëm, në një komunikim me publikun dhe banorët.

“Sonte do të jetë hera e fundit që do të jem opnioniste në “Big Brother Vip Kosova”, për arsye personale”– u shpreh ajo.

Kujtojmë se edhe banori i “Big Brother Vip Kosova”, Gjon Karrica i njohur për publikun si “Lugati” la shtëpinë, pasi pësoi një sulm të rëndë epileptik.

Gjatë Prime-it të kësaj mbrëmjeje, Alaudin Hamiti lajmëroi se gjendja e tij është e mirë, por rrugëtimi i tij përfundon këtu sipas rregullave të “Big Brother”.

Banorët u shfaqën shumë të mërzitur, madje edhe të përlotur, teksa i dhanë mesazhe mbështetëse.




Gjoni u transferuar nga produksioni në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Me t’u dërguar atje, gjendja e tij është përmirësuar dhe ai është përmendur pas disa orësh. Sipas burimeve nga mediat e Kosoves, këngëtari pas përmendjes është transferuar në repartin intensiv. Për gjendjen e tij, vëllai i madh i ka njoftuar edhe banorët përmes një zarfi të dërguar brenda në shtëpi më herët.

Author: morevesh